EOS - Të bëhemi gati për të votuar! (ALB)

in #eos6 years ago (edited)


Si e ka demonstruar EOS Nation aftësinë e saj për të gjeneruar vlerë për ekosistemin e EOS?

Misioni i EOS Nation është të shtojë vlerën e ekosistemit!
EOS Nation ka qenë një nga kandidatët më aktiv të Bllok Prodhuesve, duke krijuar një prani të fortë në internet me biseda të ndryshme publike (më së shumti, në kanalet e Qeverisjes dhe infrastruktures), si dhe në shumë qytete në mbarë botën.  

Këtu janë disa shembuj që tregojnë aftësinë e EOS Nation për të gjeneruar vlera për rrjetin, të cilat përkthehen në vlerë për të gjithë mbajtësit e EOS anembanë botës.  


Takimet e EOS Nation Në javët e fundit, EOS Nation ka organizuar më shumë se njëzet takime të EOS Nation në vende të ndryshme të botës duke përfshirë Kanadanë, Kinën, Nigerinë, Ukrainën, Kosovën, Zvicër dhe SHBAnë. Takimet tona ndryshojnë nga stili dhe madhësia, ato na lejojnë të përhapim disa njohuri të EOS dhe të ndërtojmë marrëdhënie të reja, gjë që çon në një komunitet të shëndetshëm dhe në rritje EOS.   


Kushtetuta dhe Qeverisja Bashkëthemeluesi i EOS Nation, Yves La Rose, ka qenë shumë aktiv në diskutimet e kushtetutës dhe qeverisjes. EOS ishte në gjendje të përfitojë plotësisht nga kjo përpjekje e muajit te fundit dhe ne jemi krenarë për këtë. Ne kemi zhvilluar shumë biseda serioze dhe interesante që kanë hulumtuar aspekte të ndryshme të qeverisjes së EOS. Përpjekjet tona gjithmonë ishin të përqendruara në prioritizimin e interesave të komunitetit dhe sigurimin që secili prej jush të përfaqësohet në nivelin më të lartë të qeverisjes së EOS.   

Dëgjoni Yves La Rose duke na dhënë një përditësim të shpejtë të qeverisjes (filmuar më 1 qershor)


Infrastruktura EOS Nation ka qenë lider në fazat e para të EOS-BIOS. Ne kemi krijuar një infrastrukturë të sigurt dhe të fuqishme si Bllok Prodhues, duke përdorur një topologji të rrjetëzimit të sigurt dhe duke përdorur shtresa të shumta sigurie.

Ne gjithashtu kemi krijuar dhe mirëmbajtur “Scholar test net” me qëllim të ofrimit të mundesise per të praktiku dhe mësu se si të konfigurojnë një node per Prodhimin e Blloqeve. Kandidatët e Prodhuesve të Bllokut nga e gjithë bota u bashkuan ne testnetin tonë, dhe inxhinieri ynë kryesor, Denis Carriere, ishte gjithmonë atje për t'i ndihmuar ata të lidhesn dhe prodhojnë blloqe. Herë pas here, Denis ka provuar se EOS Nation ka ekspertizën teknike të nevojshme për të prodhuar me besueshmëri blloqe për rrjetin.  
Lexoni më shumë në lidhje me të dhe të shikoni Net Scholar testin tonë [Github repo} (https://github.com/scholartestnet).   


Programi i Ambasadorëve EOS Nation krijoi programin e Ambasadorëve në komunitetin e EOS. Ne kemi një ekip të fortë prej 13 individësh sipërmarrës të cilët janë gjithashtu të pasionuar për teknologjine e EOS. Nëse dëshironi të bashkoheni me ekipin, ju lutemi plotësoni një aplikacion! Ambasadorët tanë ofrojnë vlera te ndryshme, me shkrimin e artikujve, përkthimin e artikujve, përgatitjen e videove edukative, prezantimin e konferencave të ndryshme ose kontribuojnë në përpjekjet e ndryshme në lidhje me prezantimin e EOS. Ambasadorët ndajnë vlerat tona dhe na ndihmojnë me komunitete të ndryshme anembanë botës. Në kthim, EOS Nation përforcon zërat e tyre duke ndarë përmbajtjen e tyre në platformat tona, duke rritur ekspozimin e tyre personal në hapësirën blockchain. Kjo u lejon atyre të rrisin rrjetet e tyre dhe të sjellin ndërgjegjësim për projekte të ndryshme në të cilat po punojnë.   


Krijimi i përmbajtjes EOS Nation ka prodhuar përmbajtje edukative dhe informative për komunitetin e EOS, duke përfshirë deponi te madhe te artikujve arsimore të quajtur "Awesome EOS." Ne kemi bërë intervista me një shumëllojshmëri të mediave, duke filluar nga podcastet per kripto, kanale në YouTube dhe media nacionale në Kanada dhe Kinë. Ne kemi shkruar edhe disa artikuj të shkëlqyeshëm, njëra prej të cilave u mbeshtet edhe nga vetë Dan Larimer!   

Gjithashtu, përmes ambasadorëve tanë, EOS Nation ka ndërtuar kapacitete për përkthimin e dokumenteve në 8 gjuhë të ndryshme. Ne jo vetem qe kemi perkthyer artikujt e shkruar nga ne, por edhe ato të shkruara nga BP tjere. Ne jemi të lumtur të kontribuojme në ekosistemin e EOS duke përkthyer çdo artikull që mendojmë se do të përfitojë komuniteti i EOS në tërësi.   


Komuniteti i EOS Nation EOS Nation është gjithashtu një nga komunitetet më të mëdha në EOS të cilët flasin anglisht. Njihet si një grup shumë aktiv dhe i moderuar. Anëtarët janë të respektueshëm dhe të dobishëm pasi që jemi të gjithë entuziastë të EOS të ngazëllyer për të ndarë pasionin tonë për projektin! Ne aktualisht kemi mbi 2,500 anëtarë, dhe grupi vazhdon të rritet. Duke qenë në qendër të këtij komuniteti, ju do të jeni në gjendje të dëgjoni dhe të ndërveproni me anëtarët tanë, duke ju lejuar të kuptoni dhe identifikoni interesat dhe shqetësimet tuaja. Bashkohuni me ne nëse nuk e keni bërë këtë deri me tani!      


Forcimi i lidhjeve midis Perëndimit dhe Lindjes Që në fillim, EOS Nation ka qenë i angazhuar për të bashkuar të gjithë bashkësinë globale. Kemi punuar shumë për ta bërë atë të fortë dhe të bashkuar. Edhe në këtë moment, ne po vizitojmë Azinë për të ndërtuar ura mes bashkësive perëndimore dhe Lindore. Qëllimi i këtij udhëtimi është forcimi i lidhjeve midis dy kulturave tona për mirëqenien e komunitetit EOS. Na ndiqni në Youtube ku Yves është duke postuar vlog ditore për aventurën e tij në Azi!   


Mbështesim Projektet për Komunitetin EOS Nation është e angazhuar për të mbështetur një numër projektesh të iniciuara nga komuniteti. Sikur: EOS Index, Chintai, Pomelo ose Hack-Til-dawn, ne besojmë se nga keto projekte përfitojnë të gjithë.
  


Një votë për EOS Nation... Është një votë për të mbështetur 7 bashkëthemelues të përkushtuar që kanë punuar shumë muaj për të ndihmuar në rritjen e ekosistemit të EOS. Si një grup i vetëfinancuar i individëve, ne jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur deri tani me burime të kufizuara. Ne jemi të emocionuar dhe të motivuar që të vazhdojmë të punojmë më shumë për mbajtësit e EOS në mbarë botën. Ne mund t'ju sigurojmë se kjo që keni parë deri tani nga EOS Nation është vetëm fillimi. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë të shtojmë vlerën në rrjet për secilin prej jush. EOS Nation nuk do të pushojë së punuari për të ruajtur privilegjin e përfaqësimit të nivelit më të lartë të qeverisjes së bllokut, me një vend në tryezën e BP.   

Ju falenderojmë për mbështetjen.


EOS Nation është e vendosur që te ndërtojë të ardhmën tonë duke krijuar një bllok në një kohë!


Shmangni mashtrimet!
Mos e importoni çelësin tuaj privat derisa të keni parë deklaratat nga të paktën disa prodhues të bllokut. Ndarja e çelësit tuaj me platformën e gabuar mund të rezultojë në humbjen e aseteve. Mësoni më shumë për kandidatët e BP.  Qëndroni të informuar për më shumë detaje se si duhet votuar dhe kur është koha e duhur. Regjistrohuni në buletinin informativ ose mbani sytë hapur në kanalet tona sociale.  
   


                                                            

                                     Facebook | Steemit | Twitter | Telegram 

Sort:  

Thank you Milot. I will support EOS Nation and vote for them with my EOS tokens so they become official EOS Block producers.

Congratulations @milotmehmeti! You received a personal award!

Happy Birthday! - You are on the Steem blockchain for 2 years!

You can view your badges on your Steem Board and compare to others on the Steem Ranking

Do not miss the last post from @steemitboard:

The Steem blockchain survived its first virus plague!
Vote for @Steemitboard as a witness to get one more award and increased upvotes!

Coin Marketplace

STEEM 0.26
TRX 0.11
JST 0.033
BTC 64107.21
ETH 3073.84
USDT 1.00
SBD 3.88