Shumë sëmundje e një ilaç..

in #steemit7 years ago (edited)

Diku në një cep të botës ekzistonte një fshat, dheu i të cilit mbante mbi vete qenie nga më të çuditshmet. Ky fshat po kalonte një periudhë të rëndë. Thuhej që të gjithë banorët e fshatit ishin prekur nga një virus që nuk po kursente askënd.
- “Quhet konflikt dhe i privon njerëzit nga të menduarit e të ushqyerit normal. Nuk mund të ushqejnë trupin e tyre me gjë tjetër pos zënkave” - u degjua një i moshuar teksa po i shpjegonte një të riu për virusin.
Kjo gjendje po ua shtrëngonte zemrat njerëzve, e sidomos  kryeplakut. Ai po vriste mendjen per ilaçe që do t’a mundësonin shërimin e fshatarëve. Mirëpo, nuk po i dhezej dot drita e mendjes.
Klerikët nuk kishin lënë metodë e ritual pa provuar. Por sërish i tërë mundi u hodh në lumë. Me ballë të mbledhur, kryeplaku po shëtiste gishtat e tij mbi ca fotografi.
Eh, sa ishte mallëngjyer për rininë e tij! Vetëm pas ca sekondave, ai ngriti zërin duke thënë:
- “E gjeta! E gjeta!”. Po vraponte kah tavolina ku ai shkruante letra. Iu kujtua një shok i rinisë, që tani ishte një Shaman.
I shkroi letër atij duke derdhur mbi të hallet që po e mundonin dhe e luti që të viziton fshatin.
Vetëm pas ca ditëve, Shamani arriti në fshat. Fshatarët ishin skeptik kur bëhej fjalë per aftësitë e Shamanit. E shikonin sikur të ishte një qenie jashtëtokësore. Shamani dhe kryeplaku kaluan ca minuta duke shkëmbyer fjalë, e më pas ky i fundit iu drejtua fshatarëve duke thënë:
- “Shamani nuk e mbart ilaçin shërues me vete, mirëpo e di ku gjendet. Për të marrë atë, i duhen tri fshatarë.” – tha kryeplaku.
-“Unë!” –  u degjua zëri i Omerit.
-“Edhe unë!” – tha Aleksandri.
-“Pa mua s’mund të niset kush” – shtoi Jakobi.
-“Mirëpo kemi një problem! Ne nuk kuptojmë dot gjuhën e Shamanit.” – tha Omeri.
-“Mos e keni dert. Do gjeni një përkthyes rrugës” – permbylli bisedën kryeplaku me një buzëqeshje të lehtë.
Udhëtimi filloi. Rrezet e diellit po shtriheshin mbi lëkurat e udhëtarëve. Secili prej tyre ishte duke notuar në oqeanin e mendimeve të tyre.Gjate rrugës, Shamani ndaloi dhe u kthye kah një djalosh që po luante me ca guralecë e që quhej Martin.
Shamani i tha ca fjalë djaloshit, buzët e të cilit u ngjitën tek veshët e tij. Me vrap iu afrua udhëtarëve dhe i tha që ai do ishte përkthyesi i tyre.
-“Seriozisht e ke? Një zezak i mitur do të na përkthen gjuhën  e Shamanit?” – tha Aleksandri , fjalët e të cilit u hodhën si plumb në zemrën e Martinit.
-“Or mik i dashur, po nuk të ka fajin kush që Perendisë nuk i mbeti ngjyrë kur na krijoi ne dy” – Ia ktheu Omeri.
-“Na fal djalosh, jemi të prekur nga një virus i pamëshirshëm andaj nuk e mbajmë dot gjuhën mbas dhëmballave.” – shtoi ai.
-“S’është problem. Së fundmi, më mirë të kesh lëkurën te zezë, se sa zemrën!” – iu pergjigj Martini.
Udhëtimi po vazhdonte. Mirepo, kësaj here u dëgjuan ca zëra të frikshem.
-“Oh mos! Kosalbet dhe Makseret paskan dalur në fushëbetejë!” –  tha Martini.
-“Le të bëhen copë-copë këta të pazotë!” – shtoi Jakobi.
-“Të lejosh dhunën në një popull vetëm se mendimet  e tyre religjioze dallohen nga mendimet e tua, është injorancë e nivelit të parë” – ia ktheu Aleksandri.
-“E ke me të drejtë Aleksandër. Këta dy popuj luftojnë sepse që të dy palët mendojnë se guri i tyre i cmuar është më me vlerë se guri i palës kundërshtuese. Por, nuk janë të vetëdijshem që prona e të dyve, kanë të njëjtën vlerë.” – shtoi Omeri.
Udhëtimi vazhdonte. Shamani i cili nuk fliste gjë, iu afrua Martinit dhe i pëshpëriti diqka.
-“Arritëm! Ja atje , atje! Ai po fsheh ilaçin në kutinë e tij!” – u dëgjuan britmat e Martinit gjithandej teksa shikonte një njeri që çalon.
-“Me të vërtetë? I gjithë ky udhëtim për të parë një çalues me një kuti në dorë? Çfarë marrëzie!” – tha Omeri.
Këtë herë, Shamani ishte ai i cili e bëri Omerin t’i merrte fjalët pas.
-“Të gjykosh trupin, i cili nuk është gjë tjetër pos një vegël bartëse e shpirtit, do të thotë që ke zemër të verbër. Ne nuk e zgjedhim fizikun tonë. Po të ishte ashtu, të gjithë do të bëheshim rival të natyrës, në aspektin e aparencës. Në fund te ditës është më mirë të kesh një fizik të mangët se sa një karakter të pagdhendur.” – shtoi Shamani, njeri ky që vendosi pikën në bisedat mes udhëtarëve.
Ilaçi ishte aty,si një pije që ishte përzierje e dy lëngjeve, e që quhej “Toleranca dhe Respekti”. Me ta parë, filluan t’a pijnë udhëtarët , duke vendosur anash edhe për banorët e fshatit.
-“Të keni kujdes! Edhe ilaçi, po u teprua, dëmton më shumë se sa virusi vetë!” – tha Shamani, duke kapur Martinin për dore, e duke u kthyer andej nga ishin nisur.


Coin Marketplace

STEEM 0.18
TRX 0.13
JST 0.029
BTC 64630.77
ETH 3189.08
USDT 1.00
SBD 2.56