Maurizio Sarri: Nuk ka qenë e thjeshtë të qëndroj jashtë

in #sportstalk5 years ago

IMG_1568431497858.jpg

"Nuk ka qenë e thjeshtë të qëndroj jashtë, por stafi mjekësor më ka bërë të kuptoj se ishte mirë të bëja një hap mbrapa. Pastaj stafi im ka bërë një punë shumë të mirë gjatë mungesës sime. Dua t'i falenderoj doktorët që më kthyen në fushë pas 20 ditësh."

"Në këtë moment mendoj për kampionatin, që nesër për Champions-in e kështu me rradhë. Jemi në një fazë ku skuadra duhet të gjejë një identitet të fortë. Duhet të luftojmë me vështirësitë e disa lojtarëve që në muajt e fundit kanë luajtur pak. Flas për dëmtimet e Ramsey dhe Khedira, Rabiot që nuk ka qenë i aktivizuar. Kjo gjë i vendos në vështirësi këta lojtarë në krahasim me ata që kanë pasur vazhdimësi. Aspekti pozitiv është se ky grup po punon shumë mirë."

"Zëvëndësues i Pjanic? Kam ndjesi të forta te Bentancur: mendoj se mund të kthehet në një lojtar të rëndësishëm. Akoma nuk është specializuar në atë rol, por mund të bëjë mirë. Ramsey ishte i dëmtuar dhe ditët e fundit ka punuar shumë mirë, jam i kënaqur me atë që ka bërë dhe shumë shpejt mund të arrijë formën e duhur."

Coin Marketplace

STEEM 0.32
TRX 0.11
JST 0.031
BTC 67887.98
ETH 3775.80
USDT 1.00
SBD 3.66