Maurizio Sarri: Kemi vetëm stërvitjen e sotme për t'u përgatitur për ndeshjen dhe për të kuptuar se kush do ta luaj.
"Kemi vetëm stërvitjen e sotme për t'u përgatitur për ndeshjen dhe për të kuptuar se kush do ta luaj. Duhet të jemi të fortë kur bëhet fjalë për organizimin tonë dhe në këtë fazë, ne mund ta arrijmë duke i dhënë vazhdimësi pozicioneve tona në fushë Jam shumë i lumtur me lojtarët që kam në dispozicion.
"Dybala nuk është në gjendje të mirë. Ai arriti në fund të gushtit, por është në gjendje të luajë dhe të ndihmojë ekipin. Bernardeschi ende nuk ka luajtur deri në cilësinë që zotëron, ne do të përpiqemi ta bëjmë atë të rritet dhe të bëhet më i mirë. 'Specializimi' i tij në të ardhmen do të jetë më shumë si një mesfushor sesa një sulmues krahu.
"Ne gjithmonë presim shumë nga Ronaldo. Ndjenja ime është se ai mund të rritet, ashtu si skuadra. Për këtë cikël ndeshjes, do të ketë hapësirë si për Ramsey ashtu edhe për Rabiot. Këta janë dy lojtarë që vijnë nga dy kampionate të ndryshme, dhe akoma nuk flasin italisht. Ata kanë nevojë për kohë për t'u përshtatur në një realitet të ri dhe kampionat të ri.
"Douglas Costa e filloi sezonin në nivelet më të larta pasi ai u kthye nga një periudhë shumë e gjatë e pasivitetit. Në ditët në vijim do të bëhet një kontroll për të kuptuar gjendjen e tij fizike, por pasi dëmtimi është i një natyre muskulore , ai do të detyrohet të qëndrojë jashtë për disa ndeshje.
"Kemi përgatitur video për t'i treguar skuadrës. Kundër Atleticos kishte 2-3 momente ku humbëm përqendrimin dhe duhet ta rregullojmë këtë. Në topat e lartë, ishte një humbje në vëmendje dhe agresioni që mund ta zgjidhim."