Marco Tardelli: Në verën e 1976 kishte ndryshime të rëndësishme te Juventus

in #sportstalk5 years ago

IMG_1570101371468.jpg
©GettyImages

"Në verën e 1976 kishte ndryshime të rëndësishme te Juventus. Gjatë seancës stërvitore në Villar Perosa, më duhej të diskutoja kontratën time me president Boniperti. Me të nuk ishte tratativë, por ndeshje boksi vecse nuk kishte gjuajtje. Pa arritur të uleshe në tavolinë, të zgjaste nje kontratë bosh pa asnjë shifër, duke të të thënë:

"Firmose, për të tjerat mendoj unë!"
Ishte e kotë të debatoje me të, rrogat ishin përcaktuar në bazë të viteve tek Juventus dhe moshës: Grupi më i paguar ishin Zof, Benetti, Boninsegna, Morini, Furino. Pastaj vinim, unë, Gentile, Scirea, Cabrini. Pastaj më të rinjtë.
Atë verë, kur ju afrova tavolinës së presidentit, vura re një fotografi që mendova se ishte e jona, por kur u ula, dallova skuadrën e Perugia-s, që në sezonin e kaluar na kishte mundur në ndeshjen e fundit në kampionat duke na hequr titullin që i kishte shkuar Torino-s.
Nuk arrita të hapja gojēn, kur më bërtiti: "Po ti ç'dreqin do kētu !? E humbe kampionatin perballë këtyre të panjohurve, dhe ke ardhur të kerkosh ngritje rroge !?"
Nuk e zgjata, por firmosa në të bardhë. Nje shtrengim dore me ate burre, te jepte siguri sa per njemije kontrata."

Coin Marketplace

STEEM 0.29
TRX 0.11
JST 0.031
BTC 68398.12
ETH 3837.26
USDT 1.00
SBD 3.65