Fjalët e Alessandro Del Piero për Gazzetta Dello Sport në disa tema të ndryshme

in #sportstalk5 years ago

IMG_1568738954139.jpg

  • Optimist me ktë skuadër për Championsin?

"Dy finale në 5 edicionet e fundit. Një ekip me përvojë dhe konkurrues, lojtar që bën diferencën: Ronaldo. Nuk është çështje të jesh optimist, është vetëdije për forcën e një ekipi të shkëlqyeshëm. Dhe herët a vonë ai moment do të vijë.

  • Eliminimi ndaj Ajax një dështim ?

"Zhgënjimi është i pranueshëm, fjala dështim pas kampionatit të tetë rradhazi, jo. Eleminimi kundër Ajaxit ende djeg dhe do të jetë një motivim shtesë.

  • Mallkim në Champions ?

"Juve ka luajtur dy ndeshje mediokre kundër një skuadre që ka rezultuar më e fortë. Në të vërtetë, unë do të thosha tre ndeshje mediokre nga katër, duke llogaritur edhe ndeshjen e parë kundër Atletico. Nëse një ekip luan më mirë dhe të mund, nuk është mallkim, është sport.

  • Ronaldo ?

"Në fazën me eliminim, Juventus shënoi 5 gola në 4 ndeshje: Ronaldo i shënoi të gjithë. Një fakt domethënës se sa e rëndësishme është të kesh një lojtar si ai në momentet vendimtare. Cristiano nuk është i mjaftueshëm për të fituar, por nuk mund të thuhet se ai nuk bëri atë për të cilën ishte blerë. Dhe ai do të bëjë edhe më mirë këtë sezon.

  • Si mund të përballesh me anktihn e fitimit ?

"Vetëm duke fituar. Nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur dëshirën për të fituar me gjithë forcën. Nga përvoja personale, di se ajo dëshirë është një motorr i pashtershëm.

  • A rrezikon të bëhet antiproduktive në Evropë motoja historike e Juventusit ( Vincere non e importante, e l'unica cosa che conta ) ?

"Jo. Eshtë kundërproduktive nqs e merr në letër, por Presidenti i madh Boniperti me atë shprehje ka dashur të përshkruaj në mënyrë efektive cfarë do të thotë të luash për Juven, të kesh mentalitet fitues, të japësh gjithcka për të fituar.

  • Dybala ? Një vit më parë ti thoshe: ‘Ne të gjithë po harrojmë shumë shpejt Dybalan. Ai do të jetë thelbësor."

"Situata tani është më komplekse, por jam i sigurt se Paulo mund të jetë akoma vendimtar. Problemi tani është se varet jo vetëm nga ai, por nga mundësitë që ai do të ketë. Kur të vijë koha e tij, ai do të lirohet. Një lojtar me atë lloj talenti nuk mund ta humbasë atë.

  • A je befasuar më shumë nga shkarkimi i Allegrit apo zgjedhja e Sarrit ?

"Sinqerisht, nga largimi i Allegrit, mendova se ai do të qëndronte. Sa për Sarrin, ai është një trajner i shkëlqyer, nuk jam i habitur që Juve është përqendruar tek ai për një projekt të ri, mbi një bazë krejtësisht të ndryshme nga e kaluara.

  • Scudetto ?

“Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte kanë ekipe të shkëlqyera. Sot e shoh interin si pak më përpara Napolit kur është fjala për të qenë skuadra anti-Juventus në kampionat dhe mendoj se skuadra e Contes do të jap gjithçka për Scudetton. Shoh shumë ngjashmëri midis këtij interi dhe Juventusit të 2011-12. Kanë të njëjtën vendosmëri, dëshirë për të fituar dhe trajneri ka një ndikim të fortë në ekip. Ekziston gjithashtu një dëshirë e madhe për ringritje."

Coin Marketplace

STEEM 0.17
TRX 0.15
JST 0.028
BTC 57337.14
ETH 2342.62
USDT 1.00
SBD 2.35