Fiorentina v Juventus - 0-0FT

in #sportstalk5 years ago

IMG_1568559627486.jpg

Luajtëm keq patjetër, shumë keq. Në Firenze ndeshjet nuk kanë qenë kurrë të lehta, edhe kur këta të fundit kanë qenë të mbushur me telashe. Sot në aspektin taktik Fiorentina ishte më mirë, bëri pressing dhe ne e vuajtëm këtë gjë. Skuadra po dëshmon se është larg të qenurit në formën e duhur fizike edhe pse kjo është e kuptueshme. Pamë një Juventus pa ide dhe busullë në fushë, gati gati një kopje e shëmtuar e lojës allegriane dhe kjo nuk na shkon për shtat kur kthejmë sytë në pankinë dhe shohim se trajner është Sarri. Ndryshimet pa rezultat nuk janë ndryshime, aq më tepër nëse ky rezultat nuk është pozitiv, një përmirësim i ngadaltë, por i vazhdueshëm. Shqetësues është fakti se që prej ditës së sotme ndeshjet do të jenë me bollëk, në fundjavë dhe në mesjavë. Fillon Champions League dhe aty nuk të fal askush asgjë. Deri diku me të drejtë mund të themi se të tjerë luajnë dhe të tjerë meritojnë të luajnë dhe kjo gjë duhet zgjidhur pa patur pasoja në grup dhe në objektivat e skuadrës. Nuk ka aspak vend për panik, por disa gjëra duhen vënë në vijë. Juventus barazon një ndeshje me rrjeta të paprekura pas 41 ndeshjesh, qëndron, por sfidoj këdo të thotë se mund të fitosh çdo ndeshje. Do të ishte utopike. Nuk është rezultati ai që duhet të na zhgënjejë, ama disa mekanizma duhet të fillojnë të funksionojnë më mirë. Duke filluar që nga e mërkura.

Coin Marketplace

STEEM 0.17
TRX 0.15
JST 0.028
BTC 57337.14
ETH 2342.62
USDT 1.00
SBD 2.35