Federico Bernardeschi - Ka shumë lojtarë të talentuar që mbeten në stol

in #sportstalk5 years ago

FB_IMG_1568132176786.jpg

"Nuk jam në formën më të mirë tani. Nuk është mirë të kesh luajtur vetëm 8 minuta në Serie A këtë sezon, por kjo është pjesë e lojës. Juventus është një nga 3 klubet më të mira në botë dhe kjo do të thotë se do të ketë shumë konkurrencë për vendet titullare.

"Ka shumë lojtarë të talentuar që mbeten në stol. Mund të krijojë probleme për mua në nivel ndërkombëtar, por ne jemi akoma në fillim të shtatorit, janë rreth 60 ndeshje që do të luhen, kështu që do të kem mundësitë e mia dhe do të jem gati kur të thirrem.

"Kam një raport shumë të mirë me trajnerin dhe ai është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij bazuar në atë që sheh gjatë trajnimit gjatë gjithë javës. Ka një mijë faktorë që duhet të merren parasysh dhe nuk varet plotësisht nga lojtari.

"Lista Champions ? Trajneri ishte shumë i qartë që nga fillimi se ai ishte i zhgënjyer që u fut në atë situatë, sepse i duhej të linte jashtë lojtarë që kanë fituar aq shumë dhe çdo klub do të donte t'i kishte.

"Të gjithë duan të luajnë rregullisht, por sa më shumë kampionë të kesh në skuadër, aq më shumë trofe arrin, kështu që kjo varet nga mënyra se si e shikon atë.

"Dua të them se, Juventus është klubi ideal për një trajner aq maniak për detaje sa Sarri. Ai mendon për futbollin çdo minutë të ditës dhe nuk ka vend më të mirë për atë lloj qëndrimi sesa Juventus.

"Ajo që bëri Max Allegri për Juven ishte thelbësore dhe e rëndësishme, pasi fitoi shumë, por çdo trainer ka idetë e tij. Ky do të jetë një Juventus më argëtues, por edhe një fitues."

Sort:  

Congratulations @forzaju! You have completed the following achievement on the Steem blockchain and have been rewarded with new badge(s) :

You published more than 70 posts. Your next target is to reach 80 posts.

You can view your badges on your Steem Board and compare to others on the Steem Ranking
If you no longer want to receive notifications, reply to this comment with the word STOP

To support your work, I also upvoted your post!

Vote for @Steemitboard as a witness to get one more award and increased upvotes!

Coin Marketplace

STEEM 0.18
TRX 0.16
JST 0.030
BTC 62507.39
ETH 2451.91
USDT 1.00
SBD 2.64