Ballack, ish-futbollist i Bayer Leverkusen

in #sportstalk5 years ago

IMG_1569937048836.jpg

"Bayer ka qenë gjithmonë një ekip i fortë dhe 'i fshehtë'. Ata duan të lëvizin topin, por gjithashtu të kundërsulmojnë shpejt me sulmuesit e tyre të shpejtë që të jenë në gjendje të ndryshojnë lojën. Nëse kundërshtari i tyre e lejon atë, ata janë në gjendje të luajnë me tërbim dhe intensitet. Dobësitë ? Mbrojtja dhe mentaliteti i tyre. Shpesh ata janë argëtues për tu parë, por Leverkusen varet shumë nga humori i tyre.

“Havertz aktualisht është lojtari më interesant, ai ka cilësi të shkëlqyeshme me topin, por edhe vendosmëri të shkëlqyeshme për të shënuar me çdo kusht. Golat e tij ndihmojnë vërtet skuadrën dhe shokët e tij. Ai është ende i ri, kështu që është e rëndësishme që të qëndrojë në Leverkusen për të paktën një vit tjetër. Sipas mendimit tim, ai ka potencialin të luajë në çdo klub të madh në Evropë.

"Sigurisht, Juventus është në garën për të fituar Championsin. Vitin e kaluar, Juventus ishte një nga favoritët e mia, skuadra u forcua pas merkatos së fundit. Ekipi ka përvojë, cilësi të shkëlqyeshme dhe shumë forcë: kampionët e Italisë kanë gjithçka në duart e tyre.

"Mendoj se Pjanic është një futbollist i shkëlqyeshëm, ai është me të vërtetë shumë i mirë me topin. Lojtarët si Matuidi dhe Khedira garantojnë fizik dhe paraqitjen e mirë, kështu që në këtë skuadër ka një përzierje të këndshme. Duke folur për individët, Ramsey dhe Dybala janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm.

"Emre Can jashtë listës Champions ? Nuk i di rrethanat që çuan në lënien jashtë Championsit, Emre është me të vertetë një lojtar i mirë. E mendoj këtë, sepse përndryshe një klub si Juventus nuk do të kishte bërë gjithçka për ta blerë atë vitin e kaluar.

Coin Marketplace

STEEM 0.18
TRX 0.16
JST 0.030
BTC 62848.40
ETH 2467.65
USDT 1.00
SBD 2.63